Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm të AAK-së
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk pritet të ketë ndonjë befasi apo dramë në përmbyllje të numërimit të votave për deputetë, pasi renditja e kandidatëve është tashmë e qartë. Sipas rezultateve aktuale, ulëset në Kuvend i kanë siguruar lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadriaj dhe Albana Bytyqi,…
Lajme
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk pritet të ketë ndonjë befasi apo dramë në përmbyllje të numërimit të votave për deputetë, pasi renditja e kandidatëve është tashmë e qartë.
Sipas rezultateve aktuale, ulëset në Kuvend i kanë siguruar lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadriaj dhe Albana Bytyqi, të cilët kanë krijuar një epërsi të konsiderueshme në vota ndaj kandidatëve të tjerë, raporton lajmi.net
Në garë ishte edhe Agim Çeku, megjithatë diferenca mes tij dhe Bekë Berishës është bërë e qartë, pasi Berisha aktualisht ka mbi 1 mijë vota më shumë. Kjo e bën pothuajse të pamundur një ndryshim të renditjes në fazat e fundit të numërimit./Lajmi.net/