Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës u paraqitën sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan. Ata dyshohet se e kanë vrarë “nga pakujdesia” një 27-vjeçar më 7 korrik pas mesnate në qendër të qytetit. Emrat e të arrestuarve janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të stacionin në Lipjan,…

Lajme

09/07/2025 13:56

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës u paraqitën sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan. Ata dyshohet se e kanë vrarë “nga pakujdesia” një 27-vjeçar më 7 korrik pas mesnate në qendër të qytetit.

Emrat e të arrestuarve janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të stacionin në Lipjan, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në stacionin policor Ferizaj.

 

 

Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendosë për kërkesën e Prokurorit të Shtetit, nëse do t’i çojë në paraburgim zyrtarët policorë, apo do t’ua caktojë një masë alternative.

Në seancë, nuk u lejua të merrte pjesë avokati i familjes e as mediat.

 

 

Fotografitë e disa prej policëve të prangosur tashmë janë publikuar.