Këta janë të ftuarit nga Kosova për Lutjet e Mëngjesit me Obamën
Çdo vit bëhet një garë e heshtur midis politikanëve ballkanikë se kush do të ftohet në Lutjet e Mëngjesit në Washington, një ngjarje e organizuar nga dy partitë në Kongresin Amerikan ku merr pjesë edhe presidenti Obama.
Lajme
Për këtë ngjarje, që ka karakter të organizimit konfidencial, por që mbledh persona që shquhen me afërsi ose me Ambasadën Amerikane në shtetet përkatëse ose me Kongresin, tashmë janë dërguar listat e ftesave edhe në Kosovë, tregon një burim i lajmi.net, i cili jep edhe emrat e politikanëve kosovarë të ftuar në kryeqytetin e SHBA-ve.
Mësohet se deputetët Armend Zemaj, Adem Grabovci dhe Sllobodan Petroviq janë të ftuarit nga Kuvendi i Kosovës, pastaj është ftuar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa nga ekzekutivi janë ftuar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri Bekim Çollaku dhe zëvendësministri Petrit Selimi.
Burime të afërta me qeverinë konfirmojnë se Thaçi do të udhëtojë për në Lutjee e Mëngjesit më 5 shkurt, për të vazhduar më pas edhe me seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, ku do të përballet me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.