Këta janë pesë kandidatët e PDK-së me më së paku vota pas numërimit të mbi 95 për qind të kutive

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 2 mijë e 443 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 95,54%. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këta janë pesë kandidatët që kanë…

Lajme

02/01/2026 18:14

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 2 mijë e 443 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 95,54%.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këta janë pesë kandidatët që kanë marrë më së paku vota.

Në vendin e parë është kandidatja Dafina Broqi më 911 vota.

Në vendin e dytë është ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili ka gjithsejtë 1 mijë e 209 vota.

Kurse, në vendin e tretë është, Agron Pacarizi, më 1 mijë e 434 vota.

Në vendin e katër është, Mustafë Krasniqi, më 1 mijë e 476 Vota.

Ndërsa, në vendin e pestë është, Antigona Gashi, 1 mijë e 527 vota.