Këta janë përfituesit e radhës së bursës për studime në Gjermani nga Kolegji Universum
Studentët e Kolegjit Universum Elvira Sadriu dhe Rrezart Buzhala do të studiojnë me bursë të plotë një semestër në "The Philipps University of Marburg" Gjermani në kuadër të BURSAVE ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universum për studentë.

Lajme
Elvira dhe Rrezarti, janë një nga 103 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 22 shtete tē BE-së dhe Turqi. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€.
Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze të botës.
Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 395 numrin e bursave për 2019/2020, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 78 Universitete dhe në 22 shtete të BE-së.
Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, profesorë nga këto Universitete ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.