Këta janë katër kandidatët e Lidhjes së Prishtinës për asamble që fituan në Prishtinë, Kupina: Arritje domethënëse

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës ka njoftuar se kanë fituar katër ulëse në asamblenë e kuvendit komunal në Prishtinë. Kupina, Betim Abdullahu, Arbenita Murseli Haxholli dhe Teuta Kadiu Gjinolli janë katër kandidatët që janë certifikuar nga KQZ. Kupina ka thënë se “ky rezultat është një arritje domethënëse për një listë qytetare të pavarur, e…

Lajme

04/11/2025 12:07

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës ka njoftuar se kanë fituar katër ulëse në asamblenë e kuvendit komunal në Prishtinë.

Kupina, Betim Abdullahu, Arbenita Murseli Haxholli dhe Teuta Kadiu Gjinolli janë katër kandidatët që janë certifikuar nga KQZ.

Kupina ka thënë se “ky rezultat është një arritje domethënëse për një listë qytetare të pavarur, e cila u mbështet në integritet, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare”.

“Lidhja e Prishtinës falënderon të gjithë kandidatët e listës për angazhimin e tyre, si dhe mbështetësit, aktivistët dhe vullnetarët për kontributin e dhënë gjatë procesit zgjedhor. Mirënjohje e veçantë u drejtohet qytetarëve të Prishtinës për besimin e dhënë. Ky rezultat na obligon të përfaqësojmë interesin publik me profesionalizëm, integritet dhe transparencë”.