Këta janë kandidatët më të rinj për deputetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma

Përfshirja e  të rinjtë sa më shumë në proceset politike dhe në ato vendimmarrëse  ka qenë dhe vazhdon të mbetet si njëra ndër kërkesat kryesore që iu bëhen  partive politike në vend qoftë nga shoqëria civile qoftë dhe nga faktorët ndërkombëtar.

Lajme

23/05/2017 16:29

Se të rinjtë duhet të kenë vendin e tyre në subjektet politike dhe të jenë zëri i të sotmes, këtë tashmë kanë vendosur ta thonë përmes listës zgjedhore koalicioni PDK-AAK-Nisma, kanë pohuar zyrtarë brenda këtij koalicioni.

Ky koalicion ka kandiduar 12 personave nën moshën 35 vjeçare, e të cilët presin të marrin besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në një mandatë katër vjeçar.

Diellza Hoti është vetëm 22 vjeçare dhe tashmë ka marrë  besim e subjektit të saj AAK-së për tu kandiduar si deputetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta monitor.

Kësaj liste i shtohen edhe  katër 31 vjeçar.  Andin Hoti, Mërgim Lushtaku,Xhyljeta Kuqi  dhe Valentina Bajrami.

Albulena Balaj-Halimaj është 32 vjeçare dhe hynë në këtë listë bashkë me Beatris Demirin si 34 vjeçare, Evgjeni Thaçi Dobroshi po ashtu 34 vjeçare

Bajram Hasani 35 vjeçar , Ardian Sejdiu 35 vjeçar,  Jehona Shyti  dhe Valdete Bajrami po ashtu 35 vjeçare e mbyllin listën e deputetëve më të rinj të koalicionit PDK-AAK-Nisma.