Këta janë fituesit e PriFest11

8:57 | 22 Korrik 2019

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i 11 i festivalit të filmit “PriFest”.

Mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës.

Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata dhe në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, qytetarët patën mundësinë të shohin filmat e gjitha programeve garuese dhe jo garuese.

Ndërsa mbrëmë, në Teatrin Kombëtar, me fillim nga ora 21:00, është mbajtur edhe ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11 të PriFest.

Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e SHBA., dhe shumë shtete të ndryshme të Evropës e rajonit, dhe ajo që na gëzon shumë edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që fituesit e programeve garuese të PriFest të jenë këta:

Programi garues i filmave Ballkanit – Kinamaja Mjaltë dhe Gjak

  1. Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani
  2. Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari
  3. Aktori më i mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri
  4. Aktorja më e mirë: Irena Cahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri

Programi garues i filmave Evropian

  1. Filmi më i mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni
  2. Cmimi special i jurisë për aktorin Vladimir Mishukov, në fimin Elephants Can Play Football, nga regjisori Mikhail Segal/ Rusi
  3. Mirënjohje speciale / për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë

Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen/ Francë

Programi Garues i filmave dokumentar

  1. Dokumentari më i mirë: ‘Blue Breath’ nga regjisori Rodrigo Areias/ Portugali-Finlandë-Francë
  2. Mirënjohje speciale: Filmi ‘Miel Emile’ nga Peter Von Houten/ Holandë

Programi garues i filmave studentorë

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘Colour Cage’ nga Daniel Reascos/ Ekuador

Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori Mahmut Fazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.

Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga Calos Marques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave Evropian.

Ndërsa, Juria e pavarur e studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.

E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharuar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni.

Kurse çmimin për programin Green Film Project, i cili wshtw program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ku këtë vit do të ishte me fokus të veҫant në cilësinë e ajrit, e fiton filmi “Nature”, nga Beatrice Shabanaj dhe Verona Berisha.

Gara tradicionale e projekteve ‘Best Pitch’ ka projektet fituese. Këtë vit fitues të Best Pitch janë:

Çmimi i post-produksionit në vlerë prej 50,000 euro (në shërbime post-produksioni), dhënë nga kompania: ‘IN MY COUNTRY Production’ nga Kosova, i është dhënë projektit GULIZAR, nga regjisorja Belkis Bayrak.

Çmimi për Audio-post produksion (foleys) në vlerën prej 10.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: ‘AUDIOHAUS’ nga Maqedonia, i është dhuruar projektit AISHA nga Hanis Bagashov.

Çmimi monetar tradicional për ‘Best Pitch’ në vlerën prej 1.500 euro, që ndahet nga PriFest, e fiton projekti “My Brother”, nga Yulian Malaj dhe Harris Davas.

Ndërsa, mirënjohjet për arritje jetësore në kinematografi ju dhanë aktorëve Melihate Qena dhe Selman Lokaj.

Gjithashtu në ceremoninë e hapjes së PriFest11, çmimi për arritje ndërkombëtare vjetore të kinastit kosovar iu dha aktorit Kushtrim Hoxha.

Këtë vit, anëtaret e jurisë së PriFest 11 ishin: Karin Dix, Daniel Mulloy dhe Eponine Momenceau (Juria e Programit Garues të Ballkanit-Mjaltë dhe Gjak), Claudia Landberger, Armond Morina dhe Vladimir Anastasov (Juria e Programit Garues Evropian), Dieter Ëeiczorek, Barbara Glebicka Giza dhe Steven Yates (Juria Fipresci), Raymond va nder Kaaji, Kushtrim Krasniqi dhe Petar Protic (Juria e Programir të Metrazhit të Mesëm), Barbara De Lorey, Lulzim Zeqja dhe Chris Belloni (Juria e Programit Dokumentar), Adriatik Kelmendi, Rabije Kryeziu dhe Arbër Selmani (Juria e Mediave), Myra Appannah, Fabio Tucci dhe Besmir Bitraku (Juria e Programit Garues të Filmave Studentorë), Dora Xhemajli, Armend Ballazhi dhe Elena Tafa (Juria e Pavarur e Studentëve).

Më një rritje evidente të programit, numrit të mysafirëve dhe shikuesve, PriFest përmbyll edicionin 11. /Lajmi.net/