Këta fruta parandalojnë kancerin

Përbërësit antioksidant në disa fruta janë të pakrahasueshëm dhe parandalojnë kancerin.

Lifestyle

28/08/2015 10:13

Dukja përplot ngjyra e frutave është një tregues i mirë se ato janë të pasura me antioksidant. Blej fruta organike kurdo që mundesh për të zvogëluar helmet, pesticidet dhe herbicidet.

Rrushi dhe Stafidhet (rrushi i thatë)

Rrushi është një ushqim shumë i pasur. Përmban vitaminë C, fosfor, potas, tiamin dhe vitaminë B6. Si i thatë, vlerat minerale ushqyese koncentrohen në nivele më të larta të potasës, magnezit, hekurit dhe kalciumit. Konsumimi i rrushit dhe stafidheve (rrushit të thatë) rregullisht sjell dobi mjekësore. Veprojnë si astrigjent duke ndihmuar në pastrimin e materieve toksike nga trupi, veçanërisht nga trakti digjestiv, mëlçia, gjaku dhe fshikëza e tëmthit. Ato gjithashtu ndihmojnë që të kemi sistem reproduktiv, qarkullim të gjakut dhe lëkurë të shëndetshme (përdoren në produktet për kujdes të lëkurës dhe ato për zbukurim). Ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe luajnë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës. Rrushi dhe vera përmbajnë resveratrol, i cili është një antioksidant i njohur me përbërës antikancerogjen. Stafidhet janë një ushqim i shkëlqyeshëm për njerëzit sportiv dhe ata që bëjnë jetë të shthurrur (pa planifikim), për shkak se treten lehtë dhe janë përplot me energji.

Dredhëzat

Të njohura si ilaç tradicional për ankesat e barkut dhe cermës, dredhëzat ulin kolesterinën, zvogëlojnë shtypjen e gjakut, janë të mira për shëndetin e zorrëve, e bile edhe mund të largojnë gurët nga veshkat. Janë të pasura shumë me vitaminë C dhe përmbajnë potasë, acid folik, magnez, vitaminë B5 dhe fibër. Janë diuretik (që nxisin urinimin), depurator (që largon papastërtitë) dhe pastrues tonik. Dhe nëse hahen në sasi të mëdha mund të ndikojnë si laksativ. Dredhëzat kanë acid fenolik i cili është anti-kancerogjen dhe anti-inflamacionit.

Ananasi

Disa studime të fundit kanë zbuluar se një enzimë që gjendet në ananas e që quhet bromelin (i cili zbërthen proteinat) ndihmon në mbrojtje të formës së ADN-së. Kjo aktivizon një gjen anti-kancerogjen që më pas lufton tumorët. Në disa prova klinike bromelin ka zvogëluar inflamacionin dhe kështu ka ndihmuar në ndalimin e koagulimit të gjakut dhe trombozës. Ananasi ka sasi të larta të antioksidantëve të cilët luftojnë radikalët e lirë të dëmshëm. Konsumimi i tyre i rregullt zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare, kancerin në zorrë, osteoartritin; sulmet astmatike, dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar.

Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale. Ananasi ndihmon trupin në luftë kundër baktereve në sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe si rezultat zvogëlon zhvillimin e diabetit, sëmundjes së zemrës dhe goditjen. Ananasi gjithashtu përmban tiamin, potas dhe është përplot vitaminë C.

Mollët

Mollët (të papërgatitura) përmbajnë një numër të fitokemikaleve si flavonoid, kuercetin, katekin, florizin dhe acid klorogjenik. Ato shndërrohen në antioksidant të fuqishëm në trup, duke ndryshuar përbërësit e gjakut dhe duke ndihmuar në largimin e yndyrave, kështu duke ndihmuar që kolesterina LDL të prishet në gjak e të shkaktoj arterosklerozën. Flavonoidet ndihmojnë luftimin e radikalëve të lirë, forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë luftimin e shpërndarjes së qelizave kancerogjene. Studime të bëra në Universitetin Cornell kanë zbuluar se përbërësit në lëvoren e mollës që quhen triterpenoid vrasin qelizat kancerogjene në testet laboratorike dhe munden që gjithashtu të frenojnë rritjen e tumorit. Mollët kanë fibër, vitaminë C, aminoacide, janë të pasura me minerale, dhe kanë më shumë fosfat sesa cilado pemë apo perime tjetër.