Kessie, Ziyech dhe Ceballos: Milan përgatitet për ‘jetën’ pas Çalhanoglut

AC Milan ka nisur bisedimet me mesfushorin Franck Kessie dhe dëshiron të zëvendësojë Hakan Çalhanoglun me Hakim Ziyech ose Dani Ceballos.

Sport

22/06/2021 11:28

“Rossonerët” nuk dua ta shohin edhe Kessie të largohet si agjent i lirë sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.

Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Çalhanoglu u larguan nga “San Siro” falas, andaj Milan nuk dëshiron që kjo t’i ndodh edhe Kessie.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan ka ofruar kontratë me vlerë 4 milionë euro për vit, derisa Kessie dëshiron më shumë se 5 milionë euro për sezon.

“Rossonerët” duhet të zëvendësojnë edhe turkun, që është duke kompletuar testet mjekësore te Inter.

Hakim Ziyech i Chelseas është prioritet, por mesfushori i “Bluve” kushton 40 milionë euro.

Paga e lojtarit prej 6 milionë euro për sezon është tjetër problem për Milanin, andaj dëshirojnë ta huazojnë me mundësi blerje.

Ndërkohë, Dani Ceballos është alternativë e Ziyech. Milan dhe Real Madrid kanë miqësi të mirë duke nisur nga negociatat e Brahim Diaz që pritet të huazohet sërish me mundësi blerje./Lajmi.net/