Kessie refuzon rinovimin e kontratës me Milanin

Franck Kessie duket se do të largohet nga Milani.

Sport

04/09/2021 09:00

Kessie ka kontratë aktuale me klubin italian të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave italiane, futbollisti ka refuzuar të rinovojë kontratën pasi Milan nuk po arrin të përmbushë kërkesaj e tij financiare.

‘Rossonerët’ janë të gatshëm ti ofrojnë mesfushorit pagë 6.5 milionë euro me marrëveshjen e re, ndërsa ai po kërkon të paktën 8 milionë euro.

Në këtë situatë Kessie mund të largohet nga Italia në merkaton e dimrit ose verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Interesim për të kanë shprehur ekipe si Paris Saint-Germain dhe Liverpool. /Lajmi.net/