Kessie kthehet në Milano

Franck Kessie është kthyer në qytetin e Milano.

Sport

16/05/2020 20:40

Mesfushori i skaudrës së Milan, Kessie, më në fund është kthyer në Milano, pasi kaloi periudhën e izolimit në Bregun e Fildishtë.

‘Sportmediaset’ raporton se lojtari kapi një fluturim për Itali pas një jave që kaloi me vështirësi si pasojë e bllokimit të udhëtimeve, transmeton lajmi.net.

Ai është lojtari i fundit i huaj te Milan që kishte mbetur jashtë kufijve, pasi Ibrahimovic u kthye ditë më parë.

Teorikisht, Kessie duhej të vazhdonte karantinimin për 15 ditë, para se ai të kthehej në stërvitje.

Por, Milan ka marrë leje nga autoritetet lokale për të lejuar atë dhe Ibrahimovic të dalin në stërvitje më herët, pasi të kalojnë testet e koronavirusit. /Lajmi.net/