Kessie: Aktualisht nuk e shoh veten startues te Barcelona

Franck Kessie ka folur pas prezantimit të tij te Barcelona.

Sport

06/07/2022 14:32

Ylli i Bregut të Fildishtë ka dhënë disa komente, duke u shprehur i lumtur për lëvizjen e tij drejt ‘Camp Nou’.

Megjithatë, ish-lojtari i Milan nuk pret që të jetë startues menjëherë te skuadra katalane.

“Nuk e shoh veten si startues të menjëhershëm”, ka thënë Kessie, transmeton lajmi.net.

“Unë duhet të punoj, sepse nuk fitohet pozita vetëm duke folur, por duke punuar në stërvitje. Kjo është pjesa nga e cila trajneri merr vendimin”, shtoi mesfushori.

Kessie erdhi te Barcelona si transfer i lirë. Gjasat janë të mëdha që ai të provohet në pozitën e Busquets, por mund të luajë edhe më i avancuar. Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e Xavi për të. /Lajmi.net/