Kështu manipulohet në Kosovë me afatin e skadimit të “kinder vezëve” /FOTO

Në Facebook sonte është shpërndarë nja fotografi e Njomza Xhemajt, e cila pretendon se në një “minder vezë” të blerë është manipuluar me afatin e skadimit.

Lajme

09/02/2018 20:06

“Në Kosovë Kinder Surprise të befason ndryshe, dhimbshëm”, ka shkrua ajo, derisa në foto shihen se si është mbuluar afati i vërtetë i skadimit me një afat të ri.

“Kur për interesa të biznesit janë në gjendje me ti helmu fëmijët, pak po me duket me i thënë vepër kriminale. Njomza Xhemaj, e paska zbuluar këtë mashtrim, inspeksioni duhet të ndërmarrë sa më shpejtë masa, të konfiskohen këto kinderve në treg dhe të ndiqen penalisht ata matrapazë!”, ka reaguar Arbana Xharra, shkruan lajmi.net.