Kështu e kuptoni nëse partneri ju tradhëton

Askujt nuk do t’i pëlqente që të tradhtohej nga partneri apo partnerja për të cilin/cilën ka ndjenja të veçanta, por për fat të keq ky është një fenomen që ndodh aq rëndomtë sa tanimë nuk na bën më përshtypje.

Lifestyle

24/10/2018 10:00

Për fat të keq nuk mund rta ndalojmë dot, por mund ta kapim në kohë nëse u kushtojmë rëndësi këtyre sinjaleve paralajmëruese. Ja për ç’bëhet fjalë”

Ka miq të rinj: Papritur ai/ajo kalon më shumë kohë me persona që ti nuk i njeh! Të flet për persona për të cilët nuk ke dëgjuar asnjëherë të flitet, ndërkohë referimet për dikë në veçanti bëhen të përsëritshme. Nuk është e thënë që partneri/ja të tërhiqet vetëm nga seksi, transmeton living.al.

Humbja e dëshirës seksuale: Ne priremi të besojmë se i/e pabesi/a e shmang seksin me partneren/in e vet për ndjenjën e fajit ose sepse i kënaq impulset e veta diku tjetër! Sigurisht ndodh mjaftueshëm shumë shpesh, por nuk është e pazakontë që anëtari i pabesë i një marrëdhënieje në çift të shfaqë një rritje të dëshirës seksuale apo një interes më të madh për praktika që më parë nuk i interesonin.

Sillet në mënyrë të çuditshme: Kur del, kur je i lidhur apo kur jeton me dikë për një kohë të gjatë je në gjendje të nuhasësh ndryshimet, deri në detajet më të vogla. Papritur atij/asaj i pëlqen një rrymë e re muzikore, për të cilën nuk të kishte folur asnjëherë më parë, ose flet për filma që nuk i keni parë ndonjëherë bashkë; ka ndryshime të çuditshme të humorit, madje ka ndryshuar edhe zakonet e lidhura me gjumin…

Pretendon për më shumë privatësi: Është shumë e rëndësishme që çdo pjesëtar i një çifti të ketë një hapësirë autonomie. Megjithatë një kërkesë për më shumë kohë private mund të rrisë dyshimet e tua. Kur ai/ajo heziton që të lejojë të përdorësh kompjuterin e tij/saj ose celularin mos këmbëngul, por trego kujdes, kjo mund të jetë një shenjë e keqe…

Nuk është i/e sigurt për ju: Marrëdhënia nuk funksion mirë dhe partneri/ja jote thotë se nuk është i/e sigurt për ndjenjat. Nga një pikëvështrim ky është një reagim absolutisht normal, por është edhe dyshues nëse mund të ketë njohur një person tjetër dhe përpiqet të justifikohet për pabesinë e vet: për shembull justifikohet duke thënë se lidhja juaj nuk po shkon mirë dhe se nuk e di se çfarë ndien… gjë që s’mund të jetë asnjëherë e vërtetë.