Kështu duket Lagja e Trimave në Kumanovë pas aksionit policor (Foto)
Dyqane dhe shtëpi të demoluara, erë baroti e gëzhoja plumbash janë parë të kenë mbetur në rrugët dhe shtëpitë e Lagjes së Trimave në Kumanovë, pas tërheqjes së forcave policore dhe lejimit të futjes së gazetarëve në zonën ku forcat policore maqedonase dhe një grup i armatosur shqiptarë u përleshën gjatë dy ditëve.

Lajme
Kjo, krejt pas luftimeve që filluan dje në këtë vend mes policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur aty.
Policia ka pak kohë që është tërhequr ndërsa sapo janë kthyer edhe banorët që kishin ikur nga aty.
Por, sipas raportimeve nga mediat në Maqedoni, gjendja e lagjes është tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha.
Luftimet kanë lënë të shkatërruara këtë lagje të banuar me shqiptarë. Me t’u kthyer dhe parë këtë gjendje banorët janë ata që shprehin shqetësime dhe apelojnë që të ndriçohet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe skenarin që ndodhi në vendbanimin e tyre.
Lagjja e Trimave, në këto momente është pa rrymë, ujë dhe rrjete të tjera të cilat kanë mbetur të dëmtuar nga të shtënat e armëve.