Këshilltari në ministrinë e Gërvallës me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj, i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar

Gani Jakupi, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla, konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel ka bërë një reagim të papritur. Ai i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga…

Lajme

06/05/2024 11:58

Gani Jakupi, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla, konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel ka bërë një reagim të papritur.

Ai i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Lajmi.net

“Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”.

Ndërkohë Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.