​Këshilltari i Trump: Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet

Mike Waltz, një anëtar i ekipit amerikan që filloi negociatat me Moskën të martën, tha se pret që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të nënshkruajë një marrëveshje sipas së cilës SHBA-ja do të merr një pjesë të pasurisë nga burimet minerale të Ukrainës. “Shikoni, kjo është linja e rëndësishme – presidenti Zelensky do të nënshkruajë këtë…

Bota

21/02/2025 19:28

Mike Waltz, një anëtar i ekipit amerikan që filloi negociatat me Moskën të martën, tha se pret që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të nënshkruajë një marrëveshje sipas së cilës SHBA-ja do të merr një pjesë të pasurisë nga burimet minerale të Ukrainës.

“Shikoni, kjo është linja e rëndësishme – presidenti Zelensky do të nënshkruajë këtë marrëveshje dhe ju do ta shihni këtë në një kohë shumë të shkurtër, dhe kjo është e mirë për Ukrainën. Çfarë gjëje më të mirë mund të keni për Ukrainën sesa një partneritet ekonomik me Shtetet e Bashkuara?”, tha Waltz.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha më herët sot se ai kishte folur me Waltz dhe se ata kishin diskutuar “qëndrimet harmonizuese”.

Yermak pretendon se Waltz “theksoi rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit dypalësh dhe një niveli të lartë të marrëdhënieve midis Ukrainës dhe SHBA-së”.

Trump dëshiron t’i jepet qasje në mineralet e Ukrainës si një formë dëmshpërblimi për miliarda dollarët që SHBA ka shpenzuar për të mbështetur Kievin.

Zelensky hodhi poshtë të mërkurën kërkesat e SHBA-së, por dje ai deklaroi se Ukraina është “gati për një marrëveshje të fortë, efektive investimi dhe sigurie me presidentin e Shteteve të Bashkuara”.