Këshilltari i Kurtit më i ashpër se deputetët e VV-së, akuza LDK-së për puç dhe kaos
Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka bërë akuza ndaj LDK’së se këta të fundit kanë bërë thirrje për puç dhe kaos. Zulfaj tha se mllefin që LDK e ka është për shkak që nuk po arrijnë ta kuptojnë se i kanë humbur zgjedhjet. “Po flas për LDK, kryetari i të cilit…

Lajme
Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka bërë akuza ndaj LDK’së se këta të fundit kanë bërë thirrje për puç dhe kaos.
Zulfaj tha se mllefin që LDK e ka është për shkak që nuk po arrijnë ta kuptojnë se i kanë humbur zgjedhjet.
“Po flas për LDK, kryetari i të cilit thotë se nuk e di pse këta po shkojnë në qeveri, duhet Policia mos me i lon me hy, ndërkohë shefja e grupit parlamentar, tha që janë duke i uzurpuar vendet, bën thirrje për puç dhe kaos. Mllefin që e kanë dhe që po e krijojnë në publik është për shkak që nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet”, tha ai në një intervistë dje në Rtk, pjesë të së cilës i ka publiku sot në facebook.