Këshilltari i Kurtit: Kosova në CEFTA do ta ketë edhe asteriskun
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA dhe zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën, ka thënë emri i Kosovës do ta ketë anash dhe asteriskun. “Po përfaqësimi rajonal ende është me asterisk. Kjo është nga viti 2012”, ka thënë Zulfaj. Megjithatë këshilltari i Kurtit ka…
Lajme
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA dhe zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën, ka thënë emri i Kosovës do ta ketë anash dhe asteriskun.
“Po përfaqësimi rajonal ende është me asterisk. Kjo është nga viti 2012”, ka thënë Zulfaj.
Megjithatë këshilltari i Kurtit ka thënë se në marrëveshjen Ohër-Bruksel të arritur në vitin e kaluar, adresohet çështje a asteriskut dhe se pas zbatimi të marrëveshjes ai asterisk do të largohet përgjithmonë.
“Por kjo çështje adresohet në Marrëveshjen e re që e kemi arritur, e cila është marrëveshje që e largon asteriskun në mënyrë të përhershme”, ka shtuar tutej Zulfaj.