Këshilltari i Kurtit i reagon Bërnabiqit: Ne jemi vend demokratik, kryeministri nuk ka në pronësi media

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj i ka reaguar sot kryetares së Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq e cila në një seancë me tension që u mbajt sot sulmoi opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”. Ajo përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e përsëritur terminin…

Lajme

04/03/2025 20:51

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj i ka reaguar sot kryetares së Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq e cila në një seancë me tension që u mbajt sot sulmoi opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.

Ajo përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e përsëritur terminin “shiptari”. Brnabiq mbante në duar artikuj të mediave kosovare që kishin raportuar për zhvillimet në Parlamentin e Serbisë.

Bërnabiq pretendoi se opozita serbe, për shkak të reagimeve të shqiptarëve, po paraqitet si “heroike”.

Zulfaj përmes një postimi në “X”, i ka thënë Bërnabiqit se Kosova është vend demokratik e se kryeministri nuk ka në pronësi media, shkruan lajmi.net.

“Një sqarim për Ana Brnabiq: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, ka shkruar Zulfaj në “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij në “X”: