Këshilltarët e Bujës “pushtojnë” bordet e Universiteteve publike
Disa këshilltar të Ministrit të Arsimit Ramë Buja, përveç punës së Ministri janë të angazhuar edhe nëpër borde të Universiteteve publike.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201401/full/Rame-Buja.jpg)
Lajme
Këshilltarët e Ministrit të Arsimit Ramë Buja, nuk ju mjafton vetëm një post. Ata përpos punës në Ministri kanë edhe një punë tjetër nëpër vende të rëndësishme, kryesisht nëpër borde të Universiteteve publike.
“Koha Ditore “ raporton se Drita Kadriu është anëtare e Bordit Drejtues të Univeristetit të Mitrovicës, Selvie Halimi në atë të Prizrenit, Arbër Morina në atë të Gjakovës, Elmi Ramadani në atë të Gjilanit kurse Naser Mrasori është emëruar rektor në Universitetin publik të Pejës. Ai ka qenë këshilltarë politik i ministrit Buja deri në kohën kur është emëruar rektor në UP të Pejës.
Ragip Gjoshi dhe Elmi Ramandani po ashtu janë anëtar të Bordit të Qendrës së Studentëve.