Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën – SHBA dhe Sllovenia kërkojnë mbylljen e UNMIK-ut

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara po zhvillohet diskutimi rreth zhvillimeve në Kosovë, me fokus të veçantë në raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë seancës është trajtuar edhe funksionimi i misioneve ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë punën e EULEX-it dhe veçanërisht çështja e qëndrimit të mëtejshëm…

Lajme

21/10/2025 17:33

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara po zhvillohet diskutimi rreth zhvillimeve në Kosovë, me fokus të veçantë në raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Gjatë seancës është trajtuar edhe funksionimi i misioneve ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë punën e EULEX-it dhe veçanërisht çështja e qëndrimit të mëtejshëm të UNMIK-ut në vend, transmeton lajmi.net.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se misioni i UNMIK-ut e ka përmbushur qëllimin e tij dhe tashmë nuk ka më rol efektiv në Kosovë. Përfaqësuesi amerikan ka theksuar se ky mision ka shpenzime të konsiderueshme dhe ka tejkaluar kohën e nevojshme të funksionimit të tij.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, i cili ka deklaruar se UNMIK-u nuk i zbaton më detyrat për të cilat ishte themeluar fillimisht dhe se aktualisht nuk paraqet më një nevojë për situatën në Kosovë./lajmi.net/