“Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Evropës publikon agjendën e Samitit të BE-së në Tiranë
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në sheshin Skënderbej në Tiranë. Këshilli i Evropës ka publikuar agjendën e Samitit, që siç thotë është i organizuar nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Ky aktivitet do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë…

Lajme
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Këshilli i Evropës ka publikuar agjendën e Samitit, që siç thotë është i organizuar nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Ky aktivitet do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë Evropa në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Së bashku me presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.