Këshillat e Bankës Botërore për Kosovën
Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka organizuar të mërkurën një konferencë për media ku ka prezantuar dy raporte të reja ekonomike për Kosovën: Rishikimi i financave publike të Kosovës: Politikat fiskale për një shtet të ri dhe Politikat tatimore, shmangja nga tatimi dhe zbrazëtirat tatimore në Kosovë.
Lajme
Prezantimin e raporteve në fjalë e bëri menaxheri i BB-së në Kosovë Jan-Peter Olters si ekonomisti i kësaj zyreje Agim Demukaj.
Ndër të dhënat që u paraqitën në këto dokumente ishin se Kosova ka nevojë për resurset të kufizuara si dhe atë që vendi ynë duhet bërë përpjekje për të rritur të hyrat vendore duke mos shkatërruar dëm në ekonomi, transmeton Klan Kosova.