Këshilla për mbrojtje dhe qëndrim të sigurt në diell

I nxehti tropik nuk i bën mirë askujt, dhe nxehtësitë mund të shkaktojnë probleme serioze edhe tek njerëzit krejt të shëndetshëm. Prandaj në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta duhet t’u përmbahemi disa rregullave themelore – në diellin e fortë qëndroni sa më shkurt, vishuni dhe ushqehuni lehtë dhe merrni sa më shumë lëngje.

Lifestyle

29/07/2015 09:27

Nuk rekomandohet që të qëndroni gjatë në dhomat e lagështa dhe pa ajër, por për këtë arsye është i preferueshëm dushi me ujë të vakët.

Në pjesën më të nxehtë të ditës nuk duhet të dilni në rrugë pa kapelë ose shall në kokë, ndërsa rekomandohet ët vishni rroba të lehta me ngjyra të çelëta.

Për ta parandaluar dehidrimin, duhet të pini dy deri tri litra lëngje në ditë, më së miri pini ujë të zakonshëm ose ujë mineral pa gaz me pak limon.

Pasoja e diellit të fortë

Nëse injoroni mbrojtjen, gjatë qëndrimit të gjatë në diellin e fortë dhe nxehjes së trupit mund të përjetoni sulm të dielli dhe të nxehtësisë.

Deri te problemet e shkaktuara nga nxehtësia vjen kur trupi nuk është më në gjendje të mbajë temperaturën normale trupore.
Tek njerëzit temperatura e trupit rregullohet përmes djersitje, por në rast të ekspozimit të gjatë dhe intensiv në nxehtësi, kjo ndonjëherë nuk është e mjaftueshme.

Simptomat themelore të sulmit të dielli shfaqen gradualisht, ndërsa shenjat janë lëkura e thatë dhe skuqja e lëkurës, temperatura e rritur, zukatja në veshë, dhimbja e fortë e kokës.
Mund të vijë edhe deri te humbja afatshkurtër e vetëdijes për shkak të rënies së shtypjes së gjakut.

Organizmi kërkon ujë

Simptomat e ngjashme përcjellin edhe sulmin e nxehtësisë. Megjithatë, në këtë rast problemet nuk janë pasojë e veprimit të rrezeve të diellit në kokë, por ndryshimet e papritura të temperaturës trupore.

Deri te sulmi i nxehtësisë mund të vijë, ta zëmë kur hyjmë në automobilin i cili është shumë i nxehtë i cili ka qëndruar në diell për një kohë të gjatë ose kur na temperaturat e jashtme shumë të larta hyjmë në banesën që është për së tepërmi e ftohur.
Personi i cili ka përjetuar sulm të nxehtësisë ose sulm të diellit duhet të strehohet në hije, të lirohet nga rrobat e tepërta dhe të vendosen kompresa të ftohta.

Meqenëse organizmi ka humbur mjaft lëngje, personi që ka kolapsuar duhet të konsumojë mjaft ujë, por në gllënjka të vogla.

Terapia e obliguar për të sëmurët kronikë

Zhegun dhe zagushinë në veçanti rëndë e përballojnë të sëmurët kronik, të cilëve temperaturat e larta ua përkeqësojnë simptomat e sëmundjeve themelore.

Më së vështiri e kanë personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, angina pektoris, tensioni i lartë, të sëmurët nga veshkat dhe pacientët që kanë mbijetuar infarkt të miokardit.
Për këta është shumë e rëndësishme që t’u përmbahen masave të mbrojtjes nga nxehtësia dhe që të mos i ekspozohen lodhjes së tepërt, sepse mund të përkeqësojë sëmundjen.

Sigurisht, më e rëndësishmja është që të marrin rregullisht terapitë e përshkruara. /gazetaexpress