“Kësaj radhe pa vizita familjare”, urimi i Bekim Jasharit për festën e Bajramit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar kosovarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit.

Lajme
Jashari ka kërkuar nga ata që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, dhe të mos ketë vizita familjare, shkruan lajmi.net.
“Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Skenderajt, urime festa e Fitër Bajramit, uroj që Zoti i madhërishëm të pranoj agjërimin dhe lutjet tona!”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëkombas,
Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Skenderajt, urime festa e Fitër Bajramit, uroj që Zoti i madhërishëm të pranoj agjërimin dhe lutjet tona!
Kësaj radhe pa vizita familjare, festojmë në shtëpi me më të dashurit tonë.
Gëzuar!. /Lajmi.net/