Kerry: Trupat speciale do të luftojnë vetëm ISIS

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbrojti tezen se trupat speciale amerikane të operacioneve tokësore në Siri, do të luftojnë vetëm militantët e Shtetit Islamik dhe nuk do të përfshihen në luftën civile të vendit.

Bota

01/11/2015 20:06

Menjëherë pas kësaj deklarate, rebelët e ndihmuar nga SHBA sulmuan ISIS në veri-lindje të Sirisë. Shumica e kandidatëve për mandatin e ardhshëm për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë e mbështetën ndërhyrjen.

Një grup monitorimi ka raportuar se edhe bombardimet nga ajri janë shtuar, fushatë kjo e cila pritet të vazhdojë derisa të lirohen te gjitha zonat e pushtuara nga Hasaka në Daesh.

Forcat e koalicionit u kane bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg nga zonat e kontrolluara nga ISIS./TopChannel