Kerry: Presion ushtarak për largimin e Assadit
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka shprehur nevojen e një presioni ushtarak për largimin e Bashar Al Assad-it nga posti i presidentit të Sirisë.
Bota
Kerry mendon se Assad ka humbur legjitimitetin.
“Ai ka humbur çdo legjitimet, por njëherë nuk kemi prioritet më të madh sesa fitorja ndaj shtetit islam. Nuk ka dyshim se duhet një diplomaci dhe presion që të vjen deri te politika e tranzicionit në Siri”, ka thënë Kerry duke shtuar se presioni ushtarak ndoshta duhet të jetë i mundshëm.
SHBA do ta ketë në vëzhgim destabilizimin e Iranit, pa marrë parasysh në marrëveshjen e armëve nukleare ka thënë Kerry,
Me rastin e sulmit të aktivistit nga Koreja e Jugut ndaj ambasadorit amerikan atje Kerry tha se asnjë kërcënim nuk e ndalon SHBA-në.