“Kërmij e “lepuj”, Selmanaj: Ky është sulmi më i rëndë dhe më i poshtër nga një udhëheqës i Kosovës drejt institucioneve të drejtësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministit Kurti për prokurorët të cilët i quajti “kërmij” e “lepuj”. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është sulmi më i rëndë dhe më i poshtër që një udhëheqës i Kosovës i ka bërë institucioneve të drejtësisë, shkruan…

Lajme

30/12/2024 14:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministit Kurti për prokurorët të cilët i quajti “kërmij” e “lepuj”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është sulmi më i rëndë dhe më i poshtër që një udhëheqës i Kosovës i ka bërë institucioneve të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Selmanaj ka shkruar se kjo gjuhë aq sa është e papranueshme është edhe me pasoja për integritetin e pushteteve dhe sistemin demokratik të krijuar.

“Mllefi dhe lemeritja e tij, e ka bazën tek hetimet që prokurorët po bëjnë për të zbuluar dyshimet për skemën e korrupsionit të strukturuar nga Albin Kurti me vartësit e tij: Martin Berishaj, Nagip Krasniqin, Rozeta Hajdarin, Artane Rizvanollin, Liburn Aliun, Naser Hafizin, Ridvan Muharremin e shumë e shumë të tjerë. Fyerjet dhe gjuha e pështirë nuk kalojnë. Hajnat e kanë vendin vetëm në burg dhe asesi në institucionet publike! Për abuzuesit nuk ka shpëtim ka veq pak vonim”, ka shkruar Selmanaj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: