“Kërmij e “lepuj”, Kryeprokurori Isufaj: Kemi aktakuza të ngritura për ish 5 ministra, nuk e kemi asnjë për ministrat aktual

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se krahasimi që ka bërë Kurti të prokurorëve me “kërmij” e “lepuj” minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë si dhe e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e Ligjit. Ai ka thënë se ideja që Prokuroria i trajton më shpejtë rastet e kësaj Qeverie sesa atyre…

Lajme

30/12/2024 14:03

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se krahasimi që ka bërë Kurti të prokurorëve me “kërmij” e “lepuj” minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë si dhe e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e Ligjit.

Ai ka thënë se ideja që Prokuroria i trajton më shpejtë rastet e kësaj Qeverie sesa atyre paraprake nuk qëndron, dhe ai ka treguar një fakt për këtë, shkruan lajmi.net.

“Aktualisht kemi të ngritura aktakuza për ish 5 ministra të kabineteve të tjera qeveritare, nuk e kemi të ngritur asnjë aktakuzë për asnjë nga ministrat aktual. I kemi të hudhura 17 kallëzime penale për ministrat aktual në detyrë. Unë nuk di cili është argumenti më i madh që tregon se ne nuk punojmë në mënyrë selektive se fare nuk na intereson ajo punë. Ne punojmë vetëm në bazë të provave dhe në bazë të Ligjit e në bazë të Kushtetutës. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen fare nuk do të ketë aktakuza për ministrat aktual, por po ju them derisa po flasim nuk e kemi asnjë aktakuzë për ministrat në detyrë i kemi të gjitha për ish ministrat e kabineteve tjera”, ka thënë Isufaj sot në një konferencë për media. /Lajmi.net/