Kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës
Isa Mustafa kërkon që të zbardhet vrasja e Enver Malokut dhe e të gjithë veprimtarëve të tjerë të LDK`së. Mustafa thotë se publicisti Maloku ishte një ndër gazetarët më dinamikë të asaj kohe.

Lajme
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të zbulojnë vrasjen e gazetarit Enver Malokut dhe vrasjet e të gjithë veprimtarëve tjerë të LDK`së.
Në akademinë përkujtimore të mbajtur dje, me rastin e 15 vjetorit të vrasjes së gazetarit Enver Maloku, Kreu i LDK`së ka folur për veprën e tij duke thënë se Maloku ka qenë njëri ndër gazetarët më dinamikë të asaj kohe.
“A i ishte njëri ndër gazetarët më dinamikë të asaj kohe”.
Mustafa ka thënë se vrasja e Enver Malokut dhe intelektualëve të tjerë të cilët u vranë gjatë dhe pas luftës po i mungojnë LDK`së.
“Veprat e tyre, të krijuara Brenda strukturës së LDK`së, tani nuk i takojnë vetëm kësaj partie, por i takojnë tërë Kosovës, i takojnë një bote demokratike dhe një jete demokratike të cilën ne po e ndërtojmë”.
“Na mbetet neve, po ashtu, që të angazhohemi vazhdimisht që drejtësia të zbardhë dhe të gjykojë të gjitha rastet e vrasjeve dhe ekzekutimit të njerëzve që me tërë qenien e tyre punuan dhe u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.