Kërkon mbrojtjen e redaktorit të RTK-së, Kusari: Fillimi i një procedure disiplinore ndaj Musliut do përbente vepër penale
Rreth një orë më parë redaktori i lajmeve në RTK, Jeton Musliu, i cili ishte redaktor të hënën kur u publikua artikulli i “Slobodna Bosna”, nëpërmes të cilit u hodhën akuza se dy mediumet kosovare, Periskopi e Nacionale financohen nga Serbia, ka zbuluar prapaskenat e lajmit dhe nga kush kishte presion për publikimin e tij.…

Lajme
Rreth një orë më parë redaktori i lajmeve në RTK, Jeton Musliu, i cili ishte redaktor të hënën kur u publikua artikulli i “Slobodna Bosna”, nëpërmes të cilit u hodhën akuza se dy mediumet kosovare, Periskopi e Nacionale financohen nga Serbia, ka zbuluar prapaskenat e lajmit dhe nga kush kishte presion për publikimin e tij.
Musliu duke u distancuar nga situata bëri të ditur se pati presion të vazhdueshëm nga Rilind Gërvalla, drejtor i TV, dhe Leonora Bërbatovci, u.d Kryeredaktores.
Për rastin në fjalë dhe deklarimin e Musliut, në një postim në Facebook ka reaguar edhe juristja e mediave, Flutura Kusari.
Duke u shprehur e tronditur se si ushtrohet cenzura dhe ndikimi politik nga ana e Vetëvendosjes në RTK, Kusari, ka kërkuar mbrojtjen e Musliut me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.
Kusari ndër të tjera ka shkruar se fillimi i një procedure disiplinore ndaj Musliut do përbente vepër penale.
“Çdo tentim i RTK-se per te filluar procedura disiplinore, civile apo penale ndaj tij eshte veper penale ne Kosove sipas nenit 388.2. Personi qe inicion cfaredo procedure ndaj tij ben veper penale dhe shpresoj qe prokuroria do te monitoroj kete rast per te mbrojtur sinjalizuesin Jeton Musliu”, sqaroi ajo./Lajmi.net