Kërkohet takim urgjent i KPK për nominim të kryeprokurorit (Dokument)

Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë kërkuar takim urgjent të këtij këshilli pasi konsiderojnë që shtyrja e nominimit të Kryeprokurorit të Shtetit po bëhet duke shkelur afatet dhe procedurat e parashikuara me rregullore për nominimin e Kryeprokurorit të shtetit.

Lajme

28/01/2015 17:18

Kështu të paktën vlerësojnë anëtarët e këtij Këshilli, Idain Smailji, Sevdije Morina, Jetish Maloku dhe Bajram Ukaj në letrën dërguar Kryetarit të Këshillit Prokurorial, Sylë Hoxha, i cili momentalisht është edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

“…ne, anëtarët e lartcekur të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kërkojmë që urgjentisht dhe atë më datën 30 janar 2015, të thirret takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në fund të kësaj kërkese që ju është dërguar edhe mediave të Kosovës. /Indeksonline/