Kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës: ”A jeni në pushim vjetor?”

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike. Ai e ka cilësuar heshtjen institucionale si shqetësuese dhe sonte ka kërkuar që ministrja të dalë publikisht për të sqaruar arsyet e kësaj rritje. ”Nuk e ka nxjerrë as…

Lajme

12/04/2025 22:48

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike.

Ai e ka cilësuar heshtjen institucionale si shqetësuese dhe sonte ka kërkuar që ministrja të dalë publikisht për të sqaruar arsyet e kësaj rritje.

”Nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk u ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?” ka shkruar ai në një reagim publik.

Derisa tutje edhe ka ironizuar me mundësinë që qeveria të justifikojë rritjen e çmimeve me arritje të paqarta në politikën e jashtme:

”Ndoshta tash lajmërohen e na thonë: ‘Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!’ Munden edhe me thënë ‘Për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet… që Ministria e Jashtme nuk po din me i sjellë’.”

Kjo deklaratë vjen në kohën kur qytetarët kanë shprehur pakënaqësi në rritje për faturat më të larta të energjisë elektrike, ndërkohë që mungesa e transparencës nga institucionet po rrit ndjesinë e pasigurisë.