Kërkohet pensionim i parakohshëm për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore

Puna e tyre kërkon përkushtim të vazhdueshëm. Por një numër i mësimdhënësve për shkak të problemeve shëndetësore nuk janë në gjendje që ta ushtrojnë detyrën e tyre. Zyrtarisht mbi 400 prej tyre nuk janë punuar për shkak të këtyre problemeve. Sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, numri atyre që do të dilnin në…

Lajme

21/09/2025 11:55

Puna e tyre kërkon përkushtim të vazhdueshëm.

Por një numër i mësimdhënësve për shkak të problemeve shëndetësore nuk janë në gjendje që ta ushtrojnë detyrën e tyre.

Zyrtarisht mbi 400 prej tyre nuk janë punuar për shkak të këtyre problemeve.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, numri atyre që do të dilnin në pension të parakohshëm për shkak të probleme shëndetësore do të ishte më i lartë.

E që mësimdhënësit që nuk janë në gjendje të punojnë të mos detyrohen të dalin në punë, kërkohet miratimi i ligjit për pensionim të parakohshëm.

Karshi atij numri prej 400 që e përmendin vazhdimisht edhe MASHTI edhe ne që janë tepër të sëmurë dhe ata zëvendësohen nga kuadrot tjera unë besoj që do të kishim një numër kogja të mirë të cilët vullnetarisht do të deklaroheshin për pension të parakohshëm por shpresat tona që një gjë e tillë do të bëhet janë humbur, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

E një ligj i tillë do të ndikonte edhe në rritjen e cilësisë në arsim.

“Mësimdhënësit e tillë që përballen me probleme serioze shëndetësore mendoj që nuk janë në gjendje, përkundër dëshirës dhe vullnetit që e kenë që të ofrojnë më të mirën për nxënësit dhe shëndeti mungon në rastet të tilla, humben orë dhe ka rënie të cilësisë”, vlerëson Argjend Osmani – ekspert i arsimit.

Juristi, Anton Nrecaj e sheh një ligj të tillë si të domosdoshëm për të gjitha sektorët në vend.

“Ardhja e gjeneratave të reja qoftë në sektorin e arsimit apo cilin do sektor është mese e domosdoshme, pra zëvendësimi i gjeneratave të vjetra me të reja vetëm në këtë formë bëhet. Pra integrimi i tyre dhe fuqizimi i sistemit”, ka thënë Nrecaj.

SBASHK poashtu ka kërkuar që të ndryshohet Ligji për Skemat Pensionale në mënyrë që mësimdhënësve t’u njihet përvoja si kontributdhënës në vitet e 90-ta./Teve1