Kërkohet paraburgim ndaj të miturit që dyshohet se i kontrabandoi pesë shtetas kinezë
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se me datë…

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.10.2025 rreth orës 20:20, në fshatin Seqishtë, komuna Hani i Elezit, saktësisht tek vendi i quajtur Parku memorial “Bllaca 99”, i mituri me qëllim të kontrabandimit me migrantë, ka organizuar-kontrabanduar kalimin e jashtëligjshëm të migrantëve, saktësisht pesë (5) persona me shtetësi Kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut, në atë mënyrë që, i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Republikës së Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20,00 Euro, e më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Serbisë hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saktësisht tek vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe ti shoqërojnë në stacionin policorë kufitar rajoni Lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 të KPRK-së.
I mituri që nga data 21 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orësh për veprën penale të lartëcekur.