Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarës me inciiale: D.S.-A.,- nga komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 29.07.2025,…

Lajme

06/08/2025 16:53

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarës me inciiale: D.S.-A.,- nga komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 29.07.2025, në Ferizaj, e pandehura me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete i ka shkaktuar dëm material të dëmtuarit J.Sh., në atë mënyrë që paraprakisht kishte shikuar veturën e markës “VW Tiguan”, në rrjetin social “Facebook”, të publikuar për shitje, dhe më pas kishte arritur marrëveshje për blerjen e saj në vlerë prej 35,000.00 Euro në zyrën noteriale, sipas së cilës shumën prej 10,000.00 Euro do paguante deri me datë 31.07.2025 përmes transferit bankar, e më pas shumën tjetër prej 25,000.00 Euro deri me datë 10.09.2025, dhe përkundër kësaj marrëveshje, pas dy ditësh, me datë 30.07.2025 e kontakton pronarin e auto – sallonit “V…”,  duke ia ofruar për shitje të njëjtën veturë me çmim prej 24,000.00 Euro, dhe me datë 01.08.2025 realizon marrëveshje noteriale, nga e cila shumën prej 15,000.00 Euro i pranon në para të gatshme, ndërsa shumën prej 9,000.00 Euro, i pranon përmes transferit bankar nga banka “BKT”, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në shumë prej 35,000.00 Euro,  me të cilën do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.        

Vetura e lartcekur në këtë rast është sekuestruar nga ana e Njësisë së Hetimeve në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi”.

E dyshuara që nga data 5 gusht 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.