Kërkohet një person në Malishevë i dyshuar për vjedhje – Policia ia publikon fotografinë
Policia e Kosovës, në Malishevë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar dhe lokalizuar një person. Sipas Policisë, i njëjti më datë 8 janar të këtij viti, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale “vjedhja”, ndërsa Policia nuk ka arritur të zbuloj ende identitetin e tij. “Me qëllim të rritjes së…
Lajme
Policia e Kosovës, në Malishevë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar dhe lokalizuar një person.
Sipas Policisë, i njëjti më datë 8 janar të këtij viti, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale “vjedhja”, ndërsa Policia nuk ka arritur të zbuloj ende identitetin e tij.
“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë dhe video-incizimin e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:
· numrit emergjent 192,
· stacionit policor më të afërt, · ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].
Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Policia e Ksoovës. /Lajmi.net/
Fotografia e të dyshuarit:
