Kërkohet një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për shitblerje të narkotikëve në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.V., E.E., Q.T., dhe F.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.V., E.E., Q.T., dhe F.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, nga provat e siguruara gjatë kontrollit të realizuar më datën 28 tetor 2025, në Ferizaj, rezulton dyshimi i bazuar se fillimisht më 22 tetor 2025, në Ferizaj, i pandehuri Q.T., me automjetin e tipit “GOLF 8”, ngjyrë e zezë, ka dorëzuar të pandehurve E.E. dhe E.V., një çantë ngjyrë krem-kafe me mbishkrimin ‘EUROLAND’, me përmbajtje të substancës të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilën e lënë në mobilerinë e të pandehurit E.E., në fshatin Greme, kurse të nesërmen më 23 tetor 2025, rreth mbrëmjes, E.E., i ka kërkuar që t’ia dërgoj atë çantë tek shtëpia e tij, gjë që edhe ka bërë, kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e E.V., janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 734.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore digjitale, dorëza lateksi dhe materiale të tjera për paketim, si dhe një çantë me mbishkrimin ‘EUROLAND’,- me çka dyshohet se në bashkëkryerje kryen veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.