Kërkohet ndihmë për 23 vjeçarin me leukemi akute (Video)
Një 23 vjeçar nga Baksi i Skenderajit u diagnostifikua me Leukemi Akute.
Lajme
Por kjo sëmundje nuk trajtohet në Kosovë e Alban Beqiri u dërgua për shërim në Stamboll, njofton Klan Kosova.
Megjithatë paratë e siguruara nga Ministria e Shëndetësisë nuk po mjaftojnë.
E për ta vazhduar mjekimin tutje atij po i kërkohet edhe një shumë që për familjen Beqiri është e papërballueshme.
Nëse nuk gjenden mjete shtesë ai rrezikon të kthehet pa u shëruar, njofton Klan Kosova.