Kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e një të dyshuare për vjedhje në Prizren

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi. Sipas policisë, i kërkuari  me inicialet N.N dyshohet për veprën penale “vjedhje”. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të…

Lajme

18/03/2025 14:07

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi.

Sipas policisë, i kërkuari  me inicialet N.N dyshohet për veprën penale “vjedhje”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të saj lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i pa njohur N.N

Personi kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.