Kërkohet lirimi i 37 profesorëve të marrë peng në Kandahar

Zyrtarë afganë po bëjnë përpjekje që të sigurojnë lirimin e profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Kandaharit që të martën u morën peng nga persona të panjohur.

Bota

11/06/2014 17:40

Persona të panjohur dhe të armatosur sulmuar të martën autobusin që udhëtonte prej Kandaharit drejt Kabulit me rreth 37 profesorë dhe së paku tetë studentë.

Studentët dhe profesorët janë pjesë e Universitetit shtetëror të Kandaharit.

Autobusi raportohet se u sulmua në krahinën e Gaznit, rreth 150 km larg Kabulit.

Një prej profesorëve që ishte i plagosur është dërguar për trajtim në spital.

I njëjti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se persona me fytyra të mbuluara i kanë detyruar të gjithë të dalin jashtë autobusit, ndërsa nga vendi i ngjarjes i kanë larguar me automjete të tjera.

Autoritetet afgane kanë deklaruar se studentët dhe profesorët janë ndarë në grupe dhe janë dërguar në zona të ndryshme të krahinës së Gaznit dhe se deri më tash, askush nuk e ka marr përgjegjësinë për pengmarrje.