Kërkohet efikasitet më i lartë në trajtimin e rasteve gjyqësore
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët efikasitet më i lartë në trajtimin e rasteve gjyqësore. Gjatë një takimi sot me kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kelmendi ka diskutuar mbi raportet e punës së prokurorive të vendit, konkretisht…

Lajme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët efikasitet më i lartë në trajtimin e rasteve gjyqësore.
Gjatë një takimi sot me kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kelmendi ka diskutuar mbi raportet e punës së prokurorive të vendit, konkretisht për aktakuzat, për të cilat janë marrë aktgjykime liruese.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit kërkoi nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar dhe efikasitet më të lartë në hartimin e aktakuzave sa më cilësore, raporton KosovaPress.
Në këtë kontekst nga të pranishmit u theksua se ngarkesa e prokurorëve me përfaqësim në seanca gjyqësore po ndikon në dëmtimin e cilësisë së akteve akuzuese, si dhe propozuan që në raportet e punës së prokurorëve të raportohet edhe për numrin e pjesëmarrjeve të prokurorëve në seanca gjyqësore.
Kelmendi kërkoi nga kryeprokurorët e prokurorive, që të gjithë prokurorët të veprojnë sipas udhëzimeve të detyrueshme, si dhe njoftoi se do të caktojë disa prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët do të bëjnë monitorimin e zbatimit të këtyre udhëzimeve.