Kërkohet angazhim maksimal

Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku në një takim ne akterët lokal të përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave, ka kërkuar angazhimin e tyre maksimal për të përmbushur kriteret e dala nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave.

Lajme

14/11/2013 15:24

Ministrat Vlora Çitaku dhe Bajram Rexhepi janë takuar sot me të gjithë akterët lokal të përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave.

Ky takim koordinues i paraprinë vizitës së misionit vlerësues të Komisionit Europian i cili do të qëndrojnë në Kosovë nga data 2 deri më 6 dhjetor.

Në këtë takim u diskutua detajisht për fokusin e misionit vlerësues që do të vijë në Kosovë për të monitoruar të arriturat e instucioneve të Kosovës në disa fusha përkatëse, siç është riatdhesimi, riintegrimi, siguria e dokumentacionit, migrimi dhe azili.

Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku konfirmoi se do të ketë takime të tilla edhe në ditët në vijim.

”Takimet koordinuese ndërinstitucionale do të ketë edhe ditëve në vijim, posaqërisht me nivelin komunal në mënyrë që të gjitha përgaditjet për të arriturat e deritanishme të prezantohen në mënyrën e duhur si me materiale përmbledhëse ashtu edhe me statistika dhe informata përkatëse.”

Ministrja Çitaku tha se do të bëhet koordimini i punës në mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale, në mënyrë që të prezantohet sa më mirë zbatimi i kritereve të dala nga Udhrrëfyesi për Liberalizimin e Vizave.

Çitaku kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces, në mënyrë që të ketë një prezentim sa më të mirë, kur misioni vlerësues të arrijë në Kosovë.