Kërkohet 30 ditë paraburgim për 81-vjeçarin, dyshohet se vrau bashkëshorten në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e rëndë të bashkëshortes së tij, L.D. Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 00:05, në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, raporton lajmi.net Dyshohet se pas një fjalosjeje me bashkëshorten…

Lajme

27/08/2026 14:03

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e rëndë të bashkëshortes së tij, L.D.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 00:05, në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, raporton lajmi.net

Dyshohet se pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, B.D. e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur dhe përplasur disa herë kokën e saj në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria thotë se pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit dhe më pas ka njoftuar familjarët.

B.D. aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e paraburgimit për 30 ditë.

Ai dyshohet për veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për kërkesën e Prokurorisë pritet të vendosë Gjykata Themelore në Prizren./Lajmi.net/