Kërkohen për vjedhje – Policia publikon fotot e dy femrave, kërkon ndihmë për identifikimin e tyre
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave për vjedhje në Prishtinë Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy grave të dyshuara për përfshirje në një rast vjedhjeje, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre, raporton lajmi.net Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni Policor Jugu në Prishtinë,…

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave për vjedhje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy grave të dyshuara për përfshirje në një rast vjedhjeje, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre, raporton lajmi.net
Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni Policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
“Personat e shfaqur në fotografi kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’. Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre është i mirëseardhur,” thuhet në njoftim.
Policia fton qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë përmes numrit të emergjencës 192 apo të dërgojnë email në adresën [email protected].
Autoritetet sigurojnë se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë./Lajmi.net/