Kërkohej për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, vetëdorëzohet i dyshuari në Prishtinë
Një person i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është vetëdorëzuar në polici, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Sipas policisë, bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim në lidhje me këtë rast, shkruan lajmi.net. “I dyshuari…
Lajme
Një person i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është vetëdorëzuar në polici, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim në lidhje me këtë rast, shkruan lajmi.net.
“I dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim në lidhje me rastin është vetëdorëzuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje, policia bën të ditur se pas procedurave hetimore është marrë vendim për ndalimin e tij.
“I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh.
Lidhur me rastin, hetimet janë duke vazhduar. /Lajmi.net/