Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës mbyll operacionin e kërkimit të 27 vjeçarit në Has, po presin grumbullimin e informacioneve të nevojshme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës që nga data 7 prill (dje), janë në kërkim të 27-vjeçarit A.Ll nga fshati Kishaj i Hasit. ShKShMK ka njoftuar se sot kanë mbyllur operacionin e kërkimit, shkruan lajmi.net. “Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me…

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës që nga data 7 prill (dje), janë në kërkim të 27-vjeçarit A.Ll nga fshati Kishaj i Hasit.
ShKShMK ka njoftuar se sot kanë mbyllur operacionin e kërkimit, shkruan lajmi.net.
“Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur.
Ky operacion mbyllet deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: