Kërkesat e studentëve ishin të drejta

Rrustem Mustafa thotë se kërkesat e studentëve të UP'së ishin të pranueshme. Megjithatë, mendon se duhet të respektohet puna e organeve kompetente të drejtësisë. Thotë që askush nuk duhet të gjykojë të kaluarën e dikujt tjetër.

Lajme

11/02/2014 20:21

Rrustem Mustafa – Remi i ka quajtur të pranueshme kërkesat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilat rezultuan me shkarkimin e Rektorit Ibrahim Gashi.

Megjithatë, sipas këtij zyrtari të PDK’së, duhet respektuar edhe puna e organeve kompetente që merren me drejtësinë dhe rendin në vend.

Në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, Mustafa është shprehur se askush nuk duhet ta gjykojë të kaluarën e dikujt, për ta fshehur  të kaluarën e vet.

“Në ngjarjet e fundit – protestave, është e pranueshme kërkesa e tyre, duke pasur parasysh që çdo qytetar duhet të ngre zërin dhe t`i shfaqë brengat e tij edhe para opinionit.”

“Mirëpo, në anën tjetër duhet respektuar organet kompetente që merren me drejtësinë dhe rendin në vend, pasi që nga Policia e Kosovës kërkohet që të veprojë sipas kritereve dhe në përputhje me ligjin ne fuqi.”

“Sido që të kenë rrjedhur ngjarjet, ne duhet të krenohemi që mund të ngremë zërin lirshëm dhe brengat tona t`i shpalosim lirshëm!”.

“Zhvillimi njerëzor në raport me kohën duhet të ruajë-zhvillojë vlerat që kontribuam në të kaluarën për krijimin e shtetin tonë demokratik.”

“Asnjëri nga ne nuk duhet që të lejojmë dikë të gjykojë të kaluarën e dikujt për të fshehur të kaluarën e vetë, dhe gjithashtu nuk duhet t`i përfillim këto paragjykime, kjo nuk duhet shihet si forca destruktive për të penguar elementet e shëndosha të shoqërisë tonë si dhe integrimin aty ku e kemi vendin, në Bashkimi Europian”, ka sjkruar Rrustem Mustafa-Remi.